Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka urdhëruar inspektimin e 24 transferimeve të të burgosurve të kryeratë gjatë 11 ditëve të fundit gjatë periudhës 16–27 tetor.
Sipas burimeve për Report tv në këtë proces inspektimi përfshihet edhe transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Për rastin e Veliajt, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë informacion mbi procedurat e ndjekura për realizimin e transferimit për të verifikuar mënyrën se si është zbatuar procedura përkatëse.
Ndërkohë pritet që verifikimet të hedhin dritë mbi procedurat e ndjekura edhe për rastet e tjera të transferimit të të burgosurve gjatë kësaj periudhe.
-
Ministri nuk duhet te kerkoje informacion.ministri eshte aty per ti urdheruar drejtoret e burgjeve dhe cdo drejtor tjeter qe te bejne cfare i thote ministri.duke pranuar qe ska info i bie qe ministri eshte vartes i drejtoreve dhe jo e anasjellta.ne mimentin qe ministri kerkon dicka dhe ai kthehet pergjigje brenda minutit atehere mund ti shkarkoje drejtoret nga puna direkt.
Përgjigju











Komente
Komento