Ulja e TVSH-së për shportën ushqimore, efekt në çmimet e bulmetit
Me ndryshimet e parashikuara në paketën e re fiskale, qeveria ka marrë në konsideratë propozimet e prodhuesve vendas dhe importuesve për uljen e TVSH-së së produkteve ushqimore të shportës.
Përpunuesit e qumështit e shohin këtë masë si një mundësi për të ulur kostot dhe për të rritur konkurrueshmërinë e bulmetit vendas, i cili po përballet me çmime më të larta se mesatarja e BE.
Luis Ndreka nga kompania “Lufra” thotë se krahas lehtësimit fiskal, rëndësi kanë edhe investimet për përmbushjen e standardeve europiane, të cilat do t’u hapnin prodhuesve shqiptarë më shumë mundësi në tregun e BE-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.


