Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 22:57 Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon Një mbrëmje e mbushur me gola, surpriza dhe rezultate të jashtëzakonshme në Champions League. Ndeshjet e javës së katërt të kësaj faze kanë dhuruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimi në pallat
  • Zgjedhjet amerikane
  • Erald Kapri
  • Vrasja e babait
  • Muriqi në Champions
  • Raporti i BE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimi në pallat
  • Zgjedhjet amerikane
  • Erald Kapri
  • Vrasja e babait
  • Muriqi në Champions
  • Raporti i BE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPAK mbledh në Tiranë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 vende

Aktualitet E premte, 30 Tetor 2026 18:44
SPAK mbledh në Tiranë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 vende
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjurmimi i pasurive me origjinë të paligjshme, sigurimi i provave elektronike dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet për korrupsionin ishin në fokus të takimit të 16-të të Rrjetit të Organeve Ligjzbatuese (LEN), i zhvilluar në Tiranë nga 27 deri më 29 tetor. Aktiviteti, i organizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), bëri bashkë 70 hetues dhe prokurorë nga 28 juridiksione, si dhe përfaqësues të tri organizatave ndërkombëtare.

Gjatë tri ditëve të takimit pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja praktike mbi metodat e hetimit të korrupsionit, përdorimin e ligjshëm të informacionit fillestar, ruajtjen e provave elektronike dhe verifikimin e origjinës së paligjshme të pasurive. Vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave që hasin autoritetet ligjzbatuese në hetimet me shtrirje ndërkombëtare, kur personat nën hetim, informacionet me interes për çështjen apo pasuritë e dyshuara ndodhen në juridiksione të ndryshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në këto raste, identifikimi dhe gjurmimi i aseteve, si dhe sigurimi i provave që mund të përdoren në procedimet penale, kërkojnë koordinim mes institucioneve të vendeve të përfshira. SPAK theksoi rëndësinë e krijimit të një zinxhiri të qëndrueshëm provash përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar, veçanërisht në rastet kur hetimet nuk kufizohen brenda territorit të një shteti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Takimi i zhvilluar në Tiranë është pjesë e Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD-së për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore (ACN), një mekanizëm bashkëpunimi që synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit. Aktiviteti u bashkorganizua nga SPAK dhe OECD, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Në përfundim të njoftimit, SPAK falënderoi OECD-në dhe Rrjetin e saj Kundër Korrupsionit për bashkorganizimin, si dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë.

Mund t'ju interesojë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjig...

Para 6 orësh
Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë janë të pakta

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë ...

Para 6 orësh
Kush është Barack Obama i ri?

Kush është Barack Obama i ri?

Para 7 orësh

Etiketat e lidhura

spak
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon
Para 5 orësh

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 5 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt
Para 5 orësh

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme
Para 5 orësh

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 10 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 7 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 5 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

4 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 6 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.