Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani e mposht bindshëm Drenicën

b

Me dy gola të sulmuesit Albin Berisha, një të mesfushorit Giovanni Ribeiro dhe një të mbrojtësit Diar Vokrri, Ballkani fitoi bindshëm të premten pasdite ndaj Drenicës. 

Ndeshjen e parë të xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e fitoi 4:0. 

Për Ballkanin është fitorja e dytë rresht, pas asaj ndaj Vushtrrisë që u fitua në tavolinë pasi lojtarët e skuadrës vushtrriase nuk u paraqitën në fushë. 

Ndërkohë, Drenica mbetet pa fitore prej 20 shtatorit. Skuadrës “kuqezi” nuk i ka ndihmuar as ardhja e trajnerit Gentjan Mezani, që e zëvendësoi Jeton Mehmeti në postin e trajnerit. 

Berisha realizoi në minutën e 19-të dhe dy minuta pasi nisi pjesa e dytë. Braziliani Giovanni shënoi në minutën e 64-t, ndërsa Vokrri katër minuta më vonë. 

Edhe Nuk gabon Ballkani, mposht Drenicën Futboll Nuk gabon Ballkani, mposht Drenicën

Ballkani me këtë fitore tani ka 19 pikë në 12 ndeshje. Drenica mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.


Nuk ndalet Ballkani

Diar Vokrri e ka shënuar golin e katërt të Ballkanit ndaj Drenicës. 

Golin për 4:0, mbrojtësi i krahut të djathtë e realizoi në minutën e 68-të.


Edhe një tjetër gol nga Ballkani

Ballkani e ka shënuar golin e tretë ndaj Drenicës. 

Giovanni Ribeiro e ka shënuar golin e tretë për Ballkanin që është duke fituar 3:0 ndaj “kuqezinjve” të Drenicës. 

Mesfushori brazilian realizoi në minutën e 64-t.

Edhe Ballkani shënon fitoren e tretë rresht Futboll Ballkani shënon fitoren e tretë rresht

Ballkani shënon edhe golin e dytë

Ballkani i Suharekës po i afrohet një tjetër fitoreje në elitën e futbollit kosovar. 

Me të nisur pjesa e dytë e ka shënuar golin për 2:0 ndaj Drenicës. 

Pas gabimit në mbrojtje nga kapiteni Shkëlzen Lushtaku, përfitoi sulmuesi Albin Berisha. Berisha ishte i pagabueshëm përballë portierit në minutën e 47-të.


Ballkani po fiton ndaj Drenicës

Ballkani i Suharekës është duke fituar ndaj Drenicës në pjesën e parë.

Golin e vetëm në pjesën e parë që u mbyll 1:0, e realizoi sulmuesi Albin Berisha. 

Edhe Ballkani me shumë mund merr pikët e plota ndaj Drenicës Futboll Ballkani me shumë mund merr pikët e plota ndaj Drenicës

Berisha shënoi në minutën e 19-të. 

Ndeshja që po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë është e para e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.