Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar tubimin me thirrje politike.
Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur slogane kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Rama në burg, Berisha në burg”, është thirrja që është dëgjuar nga protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë, gjatë tubimit janë regjistruar edhe përplasje me policinë, pasi protestuesit kanë kërkuar të qëndrojnë përpara godinës.

