Policia e Shqipërisë ka kapur dy shtetas të Kosovës të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje dhe ishin të dënuar me burgim.
Të dy janë kapur në Morinë. Ata ishin të dënuar me nga 15 vjet burgim.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Ëanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht: G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Policia njoftoi tutje se këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, më datë 1 qershor i ka dënuar me nga 15 vjet burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.
-
Tre të arrestuar në Morinë tek dilnin nga Kosova, dy në kërkim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar
-
Arrestohet i kërkuari nga Kosova në Tiranë
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Kapen dy shtetas të Kosovës me armë e veturë të vjedhur në kufi me Shqipërinë