Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestuesit në Shqipëri hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

protesta, Shqipëri

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë intensifikuar, pasi protestuesit kanë hedhur breshëri bombash molotov në drejtim të efektivëve.

Forcat e rendit u janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Situata në zonë vijon të jetë e tensionuar.


Tensione në Shqipëri, studentët nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri gjatë ditës së sotme ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie. Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë bashkuar në protestë, studentët kanë shprehur kundërshtimin e tyre.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ky bashkim është shoqëruar fillimisht me një incident, ku dy persona kanë pasur një debat të ashpër. Megjithatë, situata është qetësuar shpejt falë ndërhyrjes së protestuesve të tjerë që ndodheshin në shesh.

Edhe Rikthehet dhuna në Shqipëri – protestuesit insistojnë në dorëheqjen e Ramës Arbëri Rikthehet dhuna në Shqipëri – protestuesit insistojnë në dorëheqjen e Ramës

Studentët kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre. 

Të rinjtë janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike. Gjithashtu ka pasur thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”.