Formula 1, piloti italian i Mercedes-it, Kimi Antonelli shënoi sukses mes rekordesh:
Më i riu në moshë që fiton titullin kampion në Formula 1.
Kimi Antonelli është kampion bote! Formula 1 feston triumfin e një piloti italian 73 vjet pas Alberto Ascari-t. Në Meksikë mjaftonte edhe vendi i 9-të, por ai bëri më shumë, duke u ngjitur në pod, pas dy shenjtorëve të kalibrit të këtij sporti, Max Verstappen e Lewis Hamilton.
Antonelli hyri në historinë e Formulës 1.
Në Meksikë, fitoi Max Verstappen. I nisur nga vendi i 5-të, ai arriti sukesin e 74-rt në karrierë. Mercedes-i nisi festën, por Ferrari humbi një shans të mirë për të fituar, për shkak të një agresiviteti të panevojshëm të Leclerc-ut ndaj Hamilton-it, që në nisje. Skuderia italiane duhej të zinte dy vendet e para, por i bëri “një dhuratë” Verstappen-it.
Leclerc u penalizua me 5 sekonda pasi kaloi shokun e skuadrës jashtë piste. Hamilton kaloi pas Verstappen-it, i cili e nisi shumë mirë. Edhe Russell u sanksionua me 10 sekonda për një kontakt me Hadjar-in.
Këtë vit, Meksika pati pak parakalime, si edhe një incident të frikshëm nga Valtteri Bottas, i cili me shpejtësi të lartë u përplas me barrierat. Për fat të mirë, pa pasoja të rënda.
Makinat u rinisën me Verstappen-in përpara Leclerc-ut, Hamilton-it dhe Antonelli-t. Anglezi kaloi Leclerc-un, të cilit iu bllokuan gomat e Antonelli mori vendin e 3-të. Gara përfundoi me Verstappen-in fitues e Hamilton-in dhe Antonelli-n në pod.
Pasi u shpall për herë të parë kampion bote, mes emocionesh, Antonelli u shpreh:
Ia dolëm. Gjatë xhiros së fundit nuk po shikoja pistën nga lotët e gëzimit.
Renditja e garës së Meksikës
1.Verstappen
2.Hamilton
3.Antonelli
4.Leclerc
5.Norris
6.Russell
7.Piastri
8.Colapinto
9.Lawson
10.Gasly
Gara për Çmimin e Madh të Meksikës u transmetua live dhe ekskluzivisht në Digitalb.