Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Rregulla të reja për bateritë, bizneset do të financojnë grumbullimin dhe riciklimin e tyre

Share Share Icon

Qeveria po përgatit një sistem të ri për tregtimin dhe riciklimin e baterive, me kosto vjetore që parashikohet të arrijnë në 5.4 milionë euro deri në vitin 2036. Financimi do të sigurohet nga prodhuesit dhe importuesit, ndërsa parashikohet ngritja e 5 mijë pikave të grumbullimit në të gjithë vendin.

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin “Për bateritë dhe mbetjet e baterive”, i cili vendos detyrime të reja për prodhuesit, importuesit dhe distributorët, nga tregtimi dhe etiketimi deri te grumbullimi dhe riciklimi i baterive të përdorura. Nisma synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Europian 2023/1542 dhe përfshin bateritë portative, ato të automjeteve tradicionale dhe elektrike, bateritë industriale dhe ato të mjeteve të lehta të transportit.

Sipas relacionit shoqërues, sasia e baterive të vendosura në tregun shqiptar vlerësohet në 7,423 tonë gjatë vitit 2026 dhe parashikohet të arrijë në 10,292 tonë deri në vitin 2035. Aktualisht, 69% e tregut përbëhet nga bateritë e automjeteve për ndezje dhe ndriçim, 16% nga bateritë portative dhe 11% nga ato industriale. Bateritë e automjeteve elektrike dhe mjeteve të lehta të transportit kanë pjesë më të vogël, por pritet të regjistrojnë rritjen më të shpejtë.

Projektvendimi parashikon ngritjen e rreth 5 mijë pikave të grumbullimit për bateritë portative, me investime fillestare prej 250-350 mijë eurosh. Për pajisjet e grumbullimit dhe transportit nevojiten edhe 130-162.5 mijë euro. Kostoja vjetore e funksionimit të sistemit parashikohet të rritet nga rreth 700 mijë euro në vitin 2027 në 5.43 milionë euro në vitin 2036.

“Kostot kryesore të zbatimit të projektvendimit mbulohen nga prodhuesit, importuesit dhe organizatat për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, thuhet në relacion.

Dokumenti saktëson se financimi do të realizohet përmes kontributeve të bizneseve, pa financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për grumbullimin dhe riciklimin. Rregullat e reja përfshijnë gjithashtu deklarimin e gjurmës së karbonit, përdorimin e materialeve të ricikluara, etiketimin dhe krijimin e pasaportës dixhitale të baterisë, me informacion të aksesueshëm përmes kodit QR. Relacioni evidenton ndër problemet ekzistuese “mungesën e rrjeteve të grumbullimit për bateritë portative” dhe “mungesën e të dhënave të besueshme për sasitë e vendosura në treg dhe sasitë e mbledhura”.

Projektvendimi përcakton gjithashtu detyrime regjistrimi dhe raportimi për bizneset, si dhe masa për kontrollin e baterive që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë. Pas miratimit, akti do të zëvendësojë vendimin e vitit 2012 për bateritë, akumulatorët dhe mbetjet e tyre.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplik...

5 minutes më parë 3 Min Lexim

Rritje çmimesh dhe kosto shtesë për profesionet e lira, APL analizon efektet e paketës së re

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) mbështetur në të dhënat e çmimeve dhe fuqisë blerëse sipas Eurostat dhe INSTAT, evidenton hendekun mes kost...

15 hours më parë 14 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!