4.27 miliardë euro, Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e vitit 2027
Qeveria e Kosovës këtë të hënë ka miratuar buxhetin prej 4.27 miliardë euro për vitin 2027. Siç bëhet e ditur, buxheti i vitit të ardhshëm është 300 milionë euro më shumë se buxheti bazë i këtij viti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave nga 110 në 120 euro, duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.
Kurti ka thënë se krahas kësaj rritjeje, nëpunësit publikë do të përfitojnë edhe pagën e 13-të, e cila është paraparë të realizohet në pjesën e parë të vitit 2027.
“Njësoj sikurse sivjet, buxheti i 2027 parasheh edhe në vitin tjetër pagën e 13-të, dhe krahas saj edhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027.
Pra, në pjesën e parë të vitit paga e 13-të, kurse në pjesën e dytë të vitit rritje e pagës për të gjithë nëpunësit që marrin pagë nga buxheti”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur se buxheti i përgjithshëm për paga do të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa sipas tij, kjo shumë, e ndarë për rreth 85 mijë punonjës të sektorit publik, paraqet një pagë mesatare vjetore bruto prej mbi 12 mijë eurosh.
“Kjo e çon buxhetin e pagave në 1 miliardë e 85 milionë euro, e që kur pjesëtohet me rreth 85 mijë punonjës të publikut, paga mesatare vjetore bruto rezulton mbi 12 mijë euro, apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj, gjë që nënkupton edhe përmbushjen e njërit nga premtimet tona për mandatin e radhës qysh në vitin e ardhshëm”, ka thënë Kurti.
Kreu i Qeverisë ka theksuar se rritja e pagave nuk do të përfundojë me këtë ndryshim, por do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Nderkohë, buxheti pritet të votohet në Kuvend.
Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt
Tentoi të qëllojë më armë zjarri një person, arrestohet autori i dyshuar në Podujevë
Komisioni hetimor parlamentar mblidhet sot për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë
- 16:47 Polonia nis operacionin special, forcat antiterror dislokohen në kufi me Rusinë pas alarmeve për sabotim
- 16:45 Shefi i sigurisë së Iranit bisedë telefonike me Putin
- 16:33 I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari në Spanjë (EMRI)
- 16:33 Çmimet e naftës bien me 6% me shpresat e diplomacisë SHBA-Iran
- 16:24 Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut
- 16:16 Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës