Vendosni fjalën kyçe....

Lezhë, ndërron jetë në spital 16-vjeçari që u aksidentua me motor duke u kthyer nga shkolla


Një aksident i ndodhur më 26 tetor në Balldre të Lezhës ka përfunduar tragjikisht. 16-vjeçari Arjon Xhezairi, i cili u aksidentua me çiklomotor teksa po kthehej nga shkolla, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor Balldre–Rraboshtë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, i mituri dyshohet se ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Pas ngjarjes, 16-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas disa ditësh.