Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Grabitja e bankës në Tiranë, autori kërcënoi me armë rojën private dhe u largua me skuter elektrik

    Deputeti i PS Ervin Hoxha dënon sulmin ndaj Endri Shabanit: Dinjiteti njerëzor nuk negociohet

    Protestat e “Gen Z” në Gjermani, Merz paralajmëron masa të ashpra: Dhuna nuk do të tolerohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Grabitja e bankës në Tiranë, autori kërcënoi me armë rojën private dhe u largua me skuter elektrik
    Aktualitet

    Grabitja e bankës në Tiranë, autori kërcënoi me armë rojën private dhe u largua me skuter elektrik

    November 2, 2026

    Një grabitje e armatosur është regjistruar paraditen e së hënës në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Autori, i maskuar dhe me veshje të zeza, dyshohet se ka marrë një shumë parash, vlera e së cilës ende nuk është përcaktuar.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45. Sipas dinamikës së zbardhur nga kamerat e sigurisë, personi i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe i drejtoi armën rojës private. Ky i fundit nuk bëri rezistencë dhe u tërhoq në hollin e bankës, duke i lënë autorit rrugën e lirë drejt arkës.

    Grabitësi mbante në kokë një skafandër, doreza dhe një çantë krahu. Ende nuk është përcaktuar nëse arma që përdori ishte e vërtetë apo një imitim. Pas grabitjes, ai u largua nga vendngjarja me një skuter elektrik.

    Grupi hetimor ka marrë në pyetje dy dëshmitarët kryesorë të ngjarjes, arkëtaren dhe rojën private, ndërsa janë administruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë brenda bankës.

    Sipas burimeve për TCH, përdorimi i dorezave nga autori e ka vështirësuar gjetjen e gjurmëve papilare, të cilat mund të ndihmonin në identifikimin e tij. Megjithatë, hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura për të zbardhur identitetin e grabitësit.

    Paralelisht, një tjetër grup hetimor po verifikon kamerat e sigurisë në rrugët përreth, me qëllim gjurmimin e itinerarit të largimit të autorit.

    Policia ende nuk ka një informacion zyrtar mbi shumën e parave të grabitura, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    grabitja Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Grabitja e bankës në Tiranë, autori kërcënoi me armë rojën private dhe u largua me skuter elektrik

    November 2, 2026

    Deputeti i PS Ervin Hoxha dënon sulmin ndaj Endri Shabanit: Dinjiteti njerëzor nuk negociohet

    November 2, 2026

    Protestat e “Gen Z” në Gjermani, Merz paralajmëron masa të ashpra: Dhuna nuk do të tolerohet

    November 2, 2026

    Halloween në Shqipëri, QSUT përgënjeshtron lajmin për 300 të rinj të dro*uar me “Rape Drug”

    November 2, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.