E hënë, 2 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 3 minuta më parë
Kronikë

U aksidentua me motor teksa kthehej nga shkolla, ndërron jetë në spital 16-vjeçari në Lezhë

Një aksident tragjik i ndodhur më 26 tetor në Balldre të Lezhës ka përfunduar me humbjen e jetës së 16-vjeçarit Arjon Xhezairi. I mituri, i cili u aksidentua me ciklomotor teksa po kthehej nga shkolla, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor Balldre-Rraboshtë. Sipas informacionit paraprak të policisë, 16-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi ciklomotorin që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.

Pas aksidentit, ai u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.