Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror

Pika kufitare e Qafë Botës do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00 me orën e Shqipërisë, pas rikthimit të orarit dimëror nga pala greke. Me orën e Greqisë, shërbimi do të ofrohet nga ora 08:00 deri në 22:00.

Ndryshimi prek udhëtarët dhe automjetet që përdorin këtë pikë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në të dyja drejtimet.

Dogana greke e Mavromatit rikthehet kështu në një orar më të kufizuar shërbimi, pas zgjatjes së tij gjatë sezonit veror.

Në muajin maj orari ishte zgjeruar nga 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, ose nga 06:00 deri në 24:00 me orën greke. Zgjatja ishte njoftuar në prag të rritjes së lëvizjeve gjatë verës.

Me rikthimin e orarit dimëror, koha e funksionimit reduktohet me katër orë në ditë: hapja bëhet dy orë më vonë dhe mbyllja dy orë më herët krahasuar me orarin veror.

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes Qafë Botës duhet të marrin parasysh orarin 07:00–21:00 me orën shqiptare, për të shmangur mbërritjen në kufi jashtë kohës së shërbimit. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.