AKTUALITET

“Do kalbesh në burg”/ Në korrespondecën para çdo seance me GJKKO, Veliaj i shton edhe kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

20:38 - 02.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun e Fierit për t’i përcjellë tre kërkesat e kryeministrit Edi Rama, i ka shkuar edhe GJKKO-së.

Burime nga ekipi i tij mbrojtës konfirmojnë se e njëjta letër i ka shkuar sot GJKKO-së, në vijim të korrespondencës që Veliaj ka me gjykatën lidhur me konfirmimin ose jo të pjesëmarrjes së tij në seancën e nesërme gjyqësore.

Në letrën e shkruar nga Veliaj, e cila u publikua në rrjetet sociale, kryebashkiaku tregonte se Rama, i ka kërkuar të pranojë përfshirjen në protestat e njohura si “Flamingot” dhe ato të studentëve, duke e paralajmëruar se në të kundërt mund t’i shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues”.

Gjithashtu, i është kërkuar të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegojë drejtimin Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohet më me Plarent Ndrecën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.