Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, i cili, sipas ekzekutivit, përfshin rritjen e shtesave për fëmijë, pagën e 13-të, rritjen e koeficientit të pagave, mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë dhe investime kapitale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i projektuar - që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim - është 200 milionë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar për vitin 2026 dhe do të jetë i investimeve të mëdha kapitale.