Kaka lë Messin jashtë 11-shes së ëndrrave, shpjegimi i brazilianit ndez polemika

Zgjedhjet e Kaka për formacionin më të mirë të të gjitha kohërave kanë hapur një debat të gjerë në futboll. Më shumë sesa futbollistët që ish-fituesi i Topit të Artë përfshiu në ekip, diskutimet u përqendruan te përjashtimi i Lionel Messi dhe mënyra therëse me të cilën braziliani e shpjegoi atë.

Kur iu kërkua të sqaronte mungesën e argjentinasit, një prej futbollistëve më të titulluar në histori, me 8 Topa të Artë dhe një Kupë Bote, ish-lojtari i Milan dhe Real Madrid e lidhi vendimin me emra të tjerë të lënë jashtë. Sipas Kaka, meqë ai nuk kishte përzgjedhur Suarez, Alba, Busquets apo Xavi, nuk kishte përfshirë as Messin, duke pretenduar se ky i fundit nuk mund të luajë pa ta. Përgjigjja e tij u përhap menjëherë në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Fjalët e brazilianit sugjeruan se synimi ishte të krijonte një ekip që nuk varej nga bërthama e brezit të artë të Barcelonës. Megjithatë, për mbështetësit e Messit, ky arsyetim përbënte një provokim dhe zhvlerësim të cilësive individuale të argjentinasit.

Për 11-shen e tij, të vendosur në skemën 4-3-3, Kaka u mbështet kryesisht tek ish-bashkëlojtarët e Milan dhe figurat legjendare të Brazilit, duke u rezervuar vend edhe disa emrave të jashtëzakonshëm të futbollit europian.

Porta iu besua Dida.

Repartin mbrojtës e përbëjnë Cafu, Alessandro Nesta, Paolo Maldini dhe Roberto Carlos.

Në mesfushë u përzgjodhën Andres Iniesta, Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane.

Treshja sulmuese përbëhet nga Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho.

Megjithëse Messi mbeti jashtë, një tjetër legjendë e Barcelonës, Andres Iniesta, mori vend në mesfushë përkrah mjeshtrit Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane.

Ndërkohë, sulmi i kësaj skuadre spikat për ndërthurjen e aftësive teknike të Ronaldinhos me instinktin për gol të Ronaldo Nazario, të njohur si “Fenomeni”, dhe potencialin realizues të Cristiano Ronaldos.

I konsideruar ndër futbollistët më të mirë të brezit të tij, Kaka fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002 dhe triumfoi në Ligën e Kampionëve me Milan në vitin 2007.


Shtuar më 3.11.2026 08:08

Quantcast