Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri Pas rikthimit të orarit dimëror nga pala greke, shërbimi në pikën kufitare të Qafë Botës, që ka nisur që prej ditës së hënë, do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00 me orën e Shqipërisë dhe nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën greke.
Ndryshimi i orarit të lëvizjes prek udhëtarët dhe automjetet që përdorin këtë pikë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në të dyja drejtimet.
Dogana greke e Mavromatit rikthehet kështu në një orar më të kufizuar shërbimi, pas zgjatjes së tij gjatë sezonit veror.
Në muajin maj 2026 orari ishte zgjeruar me dy orë duke nisur nga 05:00 në mëngjes deri në orën 23:00 në mbrëmje me orën shqiptare ose nga 06:00 deri në 24:00 me orën greke. Zgjatja e orarit në muajin maj u bë në prag të rritjes së lëvizjeve gjatë verës.
Me rikthimin e orarit dimëror, koha e funksionimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës reduktohet me katër orë në ditë: pra hapja bëhet dy orë më vonë dhe mbyllja dy orë më herët krahasuar me orarin veror.
Pra me orarin e ri, atë dimëror, qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes Qafë Botës për në Greqi duhet të kenë parasysh lëvizjen në orarin 07:00-21:00 me orën shqiptare, për të shmangur kështu mbërritjen në kufi jashtë kohës së shërbimit.
Top Channel