Teliti: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa për të qenë të fundit në mirëqenie dhe të parët në korrupsion

09:20, 03/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëherazi ekspert i financave, Dorian Teliti, ka denoncuar atë që e cilëson si drejtësi me dy standarde në Shqipëri, ku institucionet e drejtësisë përqendrojnë vëmendjen te qytetari i thjeshtë, ndërsa hetimet për abuzimet me miliarda euro të parave publike zvarriten për vite me radhë.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, me Flavio Qarrin, Teliti deklaroi se qytetarët përballen me ndëshkime edhe për mospagimin e faturave apo ndërhyrje të vogla në banesat e tyre, ndërsa përgjegjësit për vjedhjen e fondeve publike nuk përballen me të njëjtën shpejtësi të drejtësisë.

Duke iu referuar deklaratave të Erion Veliajt për ndikimin e Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë, Teliti tha se tashmë edhe ish-bashkëpunëtorë të afërt të kryeministrit po pranojnë atë që opozita e ka denoncuar prej vitesh: kapjen e institucioneve të drejtësisë nga zyra kryeministrore.

Teliti u ndal edhe te projektbuxheti i vitit 2027, duke theksuar se shqiptarët do të paguajnë më shumë taksa, por do të vazhdojnë të renditen ndër të fundit për mirëqenie dhe shërbime publike, ndërsa Shqipëria mbetet ndër vendet e para për korrupsionin, abuzimin me fondet publike dhe kostot e fryra të investimeve.

Teliti: Në Shqipëri ndodh që të gjitha organet e prokurorisë janë të fokusuara te qytetari. Ai që s’ka të paguajë faturat futet në burg. Meret me atë që do të ndryshojë dritaren e shtëpisë, do të rregullojë çatinë, nuk merret me ata që vjedhin miliardat. Dhe këtu miliardat po vidhen sheshit. Sheshit janë sheshit miliardat dhe për miliardat që vidhen sheshit na duhen vite e vite hetime, pas vitesh që ato të happen, nëse ato hapen. Ndërkohë që qytetari i thjeshtë është ai që me të cilin harxhon pjesën dërrmuese të kohës edhe organet e prokurorisë si SPAK-u të rretheve, të Tiranës, nuk merren me çështjet kryesore por merren me këto. Ne e kuptojmë qartë influencën politike. Vetë Veliaj dje na tha se Rama ka në dorë sistemin e drejtësisë. Mund të ndërsente Veliajt sistemin e drejtësisë. Rama ishte ai që mund t’i vendoste apo t’i hiqte akzua Veliajt. Po e pranojnë tashmë, siç e ka pranuar Arben Ahmetaj më parë. Tashmë po e pranon edhe bashkëpunëtori tjetër i ngushtë Erion Veliaj, atë që ne kemi denoncuar prej vitesh, që sistemi i drejtësisë në pjesën dërrmuese të tij është i kapur nga kryeministri. Është i emëruar i kapur dhe orjentohet drejtohet menaxhohet nga zyra kryeministrore. Çfarë do thotë kryeministri, kapni këta që bashkarisht ne po vjedhim, po abuzojmë e po hamë e po pimë miliardat e shqiptarëve?

Çfarë është projekt-buxheti më i madh i vitit të ardhshëm? Është buxheti më i madhi në shifra, pra ne shqiptarët, ata që mbushim arkën e buxhetit, bizneset dhe qytetarët do të paguajmë më shumë taksa vitin e ardhshëm. Po për çfarë? Për të qënë përsëri të fundit përsa i përket mirëqënies. Për të qënë përsëri të fundit përsa i përket formalizimit të ekonomisë. Për të qënë të parët përsa i përket praktikave korruptive. Për të qënë të parët përsa i përket abuzimeve të parave të buxhetit për shpenzime luksi. Për të qënë të parët në Ballkan dhe Europë për çmimet më të lartë të rrugëve, të spitaleve të shkollave, qëndrave shëndetësore. Për të qënë përsëri të fundit për sa i përket mbushjes së  spitaleve me ilaçe bazike apo ilaçe për sëmundjet terminale siç ishte rasti i Onkologjikut. Për të qënë të fundit përsa i përket furnzimit me ujë. Pra taksohemi më shumë për të qënë të fundit. Vjedhje dhe abuzim në kurriz të shqiptarëve. Këto organet që kanë detyrën për të vendosur drejtësinë, i bien në qafë qytetarit dhe nuk meren me pushtetarin që është shkaktari i të gjithë këtyre abuzimeve në kurrizin tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco