Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare Çështja e akuzave ndaj Belinda Ballukut vijon të jetë një temë e nxehtë, ku vazhdimisht ka zhvillime të shumta.
I ftuar në Top Story me Grida Dumën, gazetari Bledian Koka shprehet se për këtë çështje SPAK ka vepruar me dy standarde, duke mos kërkuar një masë të dytë sigurie për Ballukun.
“Në datë 5 nëntor bëhet një vit që nga dita e çeljes së dosjes së Belinda Ballukut, që është nga dosjet më të rëndësishme që ka hapur në 5 vitet e fundit SPAK-u.
Ajo dosje ka shërbyer për të nxjerrë në pah hipokrizinë e kësaj mazhorance, që thoshte kur neve na vjen kërkesa nga SPAK-u për cilindo aktor tonin, ne nuk bëhemi avokat i tij dhe ne ia japim SPAK-ut. Pra, kjo me Belinda Ballukun ra si narrativë dhe kjo është fakt tashmë.
E dyta, Spaku qartazi për dosjen Balluku, ndryshe nga rastet e tjera, tregoi se vendosi të përdorë dy standarde. Nëse për të tjerët ka kërkuar masë sigurie, edhe për Veliajn po të doni, për Ballukun nuk kërkoi masë të dytë pasi i shtoi akuzat.
Madje ka qenë vetë kryetari i organit të akuzës, i cili gjatë seancës dëgjimore në Komision shprehej se nëse do të ketë rëndim të akuzave për Ballukun, do të kërkojmë masë shtesë. Deri më sot ne nuk kemi kërkesë shtesë të SPAK-ut për masën mbi Belinda Ballukun.
Kjo na bën të dyshojmë për fuqinë, pafuqinë apo standardet e ndryshuara të SPAK në raport me atë që ishte ndoshta sfida më e madhe. Unë mendoj se kjo dosje ose do të rrëzojë Belinda Ballukun, ose do të rrëzojë SPAK-un”, shprehet Koka mes të tjerash.
Top Channel