Manchester United vëzhgon katër lojtarë të Dortmundit

Manchester United po planifikon të forcojë skuadrën gjatë merkatos së janarit dhe ka identifikuar disa emra që mund të synojë.

TEAMtalk raporton se klubi anglez dërgoi skautë në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, e cila përfundoi 2-2, për të ndjekur nga afër katër futbollistë.

Të lidhura

None found

Në listën e vëzhguar nga United janë sulmuesi Serhou Guirassy, mesfushorët Jobe Bellingham dhe Felix Nmecha, si dhe mbrojtësi i majtë Daniel Svensson.

Klubi ka monitoruar prej kohësh tre lojtarët e parë, por transferimi i futbollistëve kryesorë të Dortmundit mund të jetë i vështirë dhe me kosto të lartë.

Svensson shihet si një alternativë e mundshme në krahun e majtë të mbrojtjes. United po shqyrton ende opsionet, pasi nuk arriti të transferonte Leëis Hall nga Newcastle.

Megjithatë, afrimi i mbrojtësit suedez konsiderohet më shumë si një lëvizje e mundshme për verën sesa si objektiv për merkaton e janarit.

Në ndeshjen e Bundesligës kishte gjithashtu përfaqësues të Arsenalit, Manchester Cityt, Liverpoolit, Chelseat dhe Tottenhamit, çka tregon interesin e klubeve për disa prej lojtarëve përpara afateve të ardhshme të transferimeve.


Quantcast