Alimehmeti: Rama, qeveris me banda, sulm Veliajt, por mbron Ballukun dhe ata që do i qëndrojnë pranë në opozitë

09:31, 03/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se Rama po mbron grupin e tij për të cilët mendon se janë kuadrati i vet dhe Erion Veliaj nuk bënë më pjesë aty.

Flavio Qarri: Del një sondazh ku shfaqet rrënimi i mashorancës në qytet. Eerion Veliaj del e qëllon me breshëri kundërshtarët dhe kundër tradhtive të shokëve të vet.  Degradimi dhe degjenerimi fillon nga marrëdhëniet personale. Gogu, Mazniku, Fatmir Xhafaj. Janë njerëzit për të cilët ai është aty dhe ndërkohë ka sulmuar Ramën dhe Arbër Hajdarin. Si e shikoni ju këtë?

Ilir Alimehmeti: Ai po mundohet ta spinojë situatën e vet nga qenia në burg si hajdut dhe shkatërrues i Tiranës ne një të përndjekur politik të Edi Ramës. Pra të dalë i madh nga kjo histori. Kur të dalë, nuk është i dënuar përjetë, e të dalë i dënuar politik. Pra kjo është historia.

Patjetër që ne kemi rezerva të, mëdha për sa i përket dosjes pse ai është aty se është një dosje minore ne shkallë individuale dhe shkallë personale, pra familjare dhe nuk janë të gjithë ato dosje që ngrenë topin për lart që shkojnë tek Edi Rama. Pra inceneratori. U thanë skemat e ndryshme që ai ka bërë së bashku me Edi Ramën. Që të mos shkojë topi atje është paketu te diçka individuale.

Patjetër të merret ligji edhe me këtë. Por është gjëja më e vogël për Tiranën në krahasim me dosjet e mëdha të cilat ende vazhdojnë. Se problemi është se ende vazhdojnë këto histori.

Elemnti i dytë, është, të mos harrojmë edhe një diçka se kronologjia kjo është. Edhe 7 muaj dhe ai nuk do të ketë më mandat, Pra që do të thotë që gjithë kjo fuqia e firmës që ka sot, sepse e ka fuqinë e firmës, ja ka lënë Gjykata Kushtetuese, nuk do ta ketë më dhe tani është periudha kur mund të shfaqet dhe të bëjë ndonjë gjë. Kam një mendim dhe nuk ka nevojë të kesh ndonjë informacion të madh. Por kur qe çështja mes Erion Veliajt, dhe po themi nën një emërues të përbashkët, reformës në Drejtësi. Rama bëri të madhin me demek, dhe po thotë reformën do ta pranojmë dhe iku Erioni të sakrifikohet.

Me Belindën nuk e bëri këtë. Dhe shikoni tani kemi dy standarde. Dhe kur përdor dy standarde për karshi të atyre që u jep llogari, që do të thotë Sorosi në këtë rast. Atëherë, ti tani, je duke u bërë gati për diçka tjetër. Dhe kjo mund të jetë e ngjashme me situatën serbe. Dhe në Serbi ne pamë një vuçiç që i humbi zgjedhjet, por i humbi zgjedhjet siç deshi vetë. E zbriti në një opozitë ne numrat që ai do të dëshironte, nuk janë të shpartalluar në numra, me fuqinë ekonomike të ruajtur dhe me fuqinë partiake të ruajtur dhe me gjithë institucionet të kapura me banda, se të ngjashëm janë këta, të dy vëllezër janë kështu që këto dy elemente përdornin bashkë.

Flavio Qarri: Pra ju po thoni që Rama po bëhet gati për një dalje të butë nga pushteti.

Ilir Alimehmeti: Rama eliminoi të gjithë degët nga të cilët kishte frikë. Dhe patjetër që një nga degët që kishte frikë ishte Erion Veliaj. Dhe po mban degët, që ai mendon, të shëndosha dhe besnike. P.sh ballukun. Dhe po i mbron. Ke edhe rastin e Ervin Demos.

Po krijon çetën e vet të opozitës së fortë mendon ai....ato paralelet me Serbinë nuk mund të rrime pa i parë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco