E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” të gazetarit Flavio Qarri, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se me dhënien e imunitetit Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Kuvendi ka krijuar një precedent shumë të rrezikshëm, që i hap rrugë Edi Ramës të mbrojë krerët e institucioneve që janë në shërbim të tij.
“Në Shqipëri është arrestuar një guvernator banke dhe SPAK-u është duke hetuar sot një skandal shumë të madh, që është skandali i mikrokredive, i cili ka çuar edhe në vetëvrasjen e një personi para dyerve të SPAK-ut. Një skandal i madh ky. Është e vërtetë që është vetëvrarë edhe dikush tjetër i përfshirë në këtë aferë, që ka prekur një shtresë të madhe të popullsisë, njerëz në vështirësi ekonomike ose të klasës së mesme. Merrnin shuma shumë të vogla kredie dhe detyroheshin të kthenin shuma shumë më të mëdha, madje edhe të shisnin asete shtëpiake.
Imuniteti në Shqipëri jepet me Kushtetutë, i jepet deputetit. Në rastin e guvernatorit, po krijohet një precedent i rrezikshëm. Çfarë e ndalon Edi Ramën që nesër t’i japë imunitet me ligj kreut të AKSHI-t? Atij të Kadastrës?
Kuvendi normalisht duhet të miratojë ligje që luftojnë korrupsionin dhe që ndjekin interesin publik. Kuvendi ynë po shkel Kushtetutën vetëm për të garantuar disa njerëz që të mos preken nga hetimi.”
© SYRI.net
Dështimi i Ramës bllokon 922 milionë eurot e BE-së, KLSH zbulon skandalin: Asnjë euro për investimet!
Buxheti 2027/ Bozdo: Pasqyra e dështimit të qeverisë. Taksa më të larta dhe më pak para për qytetarët
‘Të ndërpritet represioni’/ Deputeti Grimaldi: Nëse Italia ka eksportuar plumba gome dhe gaz lotsjellës drejt Shqipërisë, ka…