Champions League zbret sot në fushë me 9 sfida, vëmendja te Atletico Madrid – Bayern Munich dhe Manchester United – Roma

Raundi i 4-tët i UEFA Champions League vijon sot me 9 takime, në një program që premton emocione dhe spektakël.

Dy nga përballjet kryesore të mbrëmjes nisin në orën 21:00: Atletico Madrid luan ndaj Bayern Munich në “Wanda Metropolitano”, kurse Manchester United do të ketë përballë Romën në “Old Trafford”.

Të lidhura

None found

Programi hapet në orën 18:45 me ndeshjet Galatasaray – Stuttgart dhe Shakhtar Donetsk – Sporting, përpara se vëmendja të zhvendoset te sfidat e mbrëmjes.

Në të njëjtin orar me duelet e orës 21:00, Barcelona përballet me Aston Villan në “Camo Nou”, ndërsa Interi udhëton për të sfiduar Feyenoord. Villarreal do të jetë pritës ndaj PSG, teksa programin e plotësojnë edhe takimet Bodo/Glimt – Lille dhe LASK – Slovan Bratislava.


Quantcast