Shqipëria ka përfituar vetëm një pjesë të vogël të fondeve të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak të vonesave në realizimin e reformave dhe finalizimin e marrëveshjeve për administrimin e investimeve. Sipas revistës Monitor, nga financimi i përgjithshëm prej 922 milionë eurosh, deri në fund të vitit 2025 janë disbursuar vetëm 76.2 milionë euro në formën e mbështetjes buxhetore. Ndërkohë, për financimin e projekteve, që kap vlerën e 228.5 milionë eurove, nuk është lëvruar asnjë fond.