Zgjedhjet vendore, Celibashi: Të harmonizohet Kodi Zgjedhor me hartën e re territoriale
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi harmonizimin e Kodit Zgjedhor me ndarjen e re administrative-territoriale, si dhe zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të 9 majit.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme për të përshtatur përfaqësimin në këshillat bashkiakë me organizimin e ri territorial. Ai kërkoi angazhimin e partive politike dhe Kuvendit për realizimin e këtyre ndryshimeve, në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, kreu i KQZ-së ritheksoi se institucioni synon shtrirjen e tij në sa më shumë bashki, por nënvizoi se për këtë çështje nevojitet konsensus mes forcave politike.
I pyetur për kundërshtimet e Partisë Demokratike, Celibashi deklaroi se KQZ-ja nuk është palë në këtë debat dhe se mazhoranca duhet të zhvillojë komunikim me opozitën për të arritur një marrëveshje.
Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e PD-së për mungesën e sigurisë së sistemit elektronik, duke deklaruar se argumentet e ngritura nga opozita nuk qëndrojnë.
Lidhur me paralajmërimin e PD-së për ta çuar hartën e re territoriale në Gjykatën Kushtetuese, Celibashi tha se KQZ-ja do të vijojë përgatitjet për zgjedhjet mbi bazën e ligjit aktualisht në fuqi.
Nis në Bruksel Samiti i Euronews për Zgjerimin, i pranishëm edhe kryeministri Rama
Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi zgjerimin, takime me krerët e BE-së dhe NATO-s
Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë
- 11:39 Shtyhet seanca për Erion Veliajn, gjykata lexon letrën e kryebashkiakut nga burgu i Fierit
- 11:26 Varshavë, alarm në aeroport për shkak të kërcënimit me bombë, avioni bën ulje emergjente
- 11:24 Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”
- 11:14 Nis në Bruksel Samiti i Euronews për Zgjerimin, i pranishëm edhe kryeministri Rama
- 11:04 Protesta e së hënës në Tiranë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës, procedohen 2 të mitur
- 10:41 Peleshi takohet me kryeministrin e Çekisë, Babis rikonfirmon mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë