Gjakova dhe Fazliu përmirësojnë pozitat në renditjen botërore të xhudos

Rezultatet e arritura në Grand Slamin e Abu Dabit po i rikthejnë gradualisht Akil Gjakovën dhe Laura Fazliun drejt kreut të renditjes botërore, aty ku u takon të jenë.

Laura Fazliu siguroi 500 pikë falë vendit të tretë në këtë garë. Me këtë rezultat, ajo u ngjit me tri pozita në kategorinë deri 63 kilogramë dhe tashmë renditet e 11-ta.

Të lidhura

None found

Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akil Gjakova shënoi një ngritje prej plot 14 vendesh. Renditja i pesti në Abu Dhabi i solli 360 pikë, duke e çuar në pozitën e 32-të të klasifikimit botëror.

Për xhudistët kosovarë, paraqitja e radhës do të jetë në Grand Prix të Zagrebit, që zhvillohet prej 13 deri më 15 nëntor.


Shtuar më 3.11.2026 11:50

Quantcast