E martë, 3 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pogradec, aksident në afërsi të Linit, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.