UECL në RTSH/ Sulmuesi i U.Craiova paralajmëron Egnatian: Tri pikët na kualifikojnë!
Transferta rumune e Egnatias, e vlefshme për javën e tretë të fazës së ligës së Conference League 2026-2027, pritet që të jetë një mision i vështirë për kampionët e Shqipërisë. Takimi do të transmetohet në RTSH 1 HD.
Egnatia, e cila në dy ndeshjet e para ka marrë dy barazime, do të ndeshet me skuadrën e CS Universitatea Craiova, e cila ka përvojë në arenën europiane.
Në këtë kontekst duket se protagonistët e klubit rumun i kanë bërë mirë llogaritë dhe shpresojnë shumë në tri pikët në takimin e radhës.
“Mendoj se kemi një grup solid. Të gjithë ne duam që të qëndrojmë gjatë në Conference League. Vitin e kaluar nuk arritëm që të siguronim kualifikimin, por këtë vit është ndryshe dhe me një fitore përballë Egnatias kemi shanse të mëdha për të kaluar në fazën tjetër”, tha Ștefan Baiaram pas fitores që mori ekipi i tij përballë FC Botoșani.
Në dy takimet e para në Conference League ekipi rumun ka barazuar 1-1 me Getafen dhe ka mundur Inter Club d’Escaldes me shifrat 3-1 në Andorra. Pas Egnatias ata do të ndeshen në transfertë me Brighton dhe Kairat Almaty dhe më pas do të mbyllin takimet e fazës së ligës në Rumani ku i viziton Kopenhageni. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




