Kreu demokrat deklaroi gjatë konferencës së shtypit se Rama kërcënon Veliajn për t’ia dorëzuar çelësat bashkëhajdutit Arbër Hajdari.
‘100 vite burg nëse nuk dorëzon bashkinë’, tha kreu i PD.
Berisha: Mbrëmë, qytetarët të gjitha mediat, u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se Padrinoja, në fakt Koleka i ringjallur apo Kristaq Xhelati i ringjallur, kërcënonin të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do t'i dorëzonte çelësat e Bashkisë, bashkëhajdutit të Edi Ramës, Arbër Hajdari. I cili duhet ta pranojë, se është një nga mëkatarët më të mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve. Dhe ky tani duhet ai t'i dorëzojë këtij, që ky s'është fare punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën direkt, publike. Ndaj dhe të gjitha këto akte dëshmojnë degradimin total moral të Edi Ramës. Janë thirrje për të gjithë qytetarët.
© SYRI.net
Berisha: Opozita ka kandidatë shumë të mirë për Tiranën, por e rëndësishme është të bashkohemi në një front
Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë të përbashkët
Berisha: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, procedura do vendoset nga forumet