E martë, 3 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama nga Brukseli: Nuk ka asgjë më të mirë sesa BE! Serbia nuk duhet të shkojë në drejtimin e gabuar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku mori pjesë në Euroneës Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama dha një intervistë me gazetarët e Euroneës për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces.

Rama u pyet për zhvillimet e fundit në Serbi, ku lista studentore mori drejtimin e vendit. Por pavarsësiht ndryshimit të drejtimit, Rama tha se çështja e njohjes së Kosovës vijon të jetë e mbyllur.

“Po ndodhin gjëra dhe ka shumë çështje komplekse, por në fund të fundit nuk ka asgjë veç BE.

Reklamë

Po përpiqem të marr prej jush atë që dini dhe ju nuk e dini.

Ajo çfarë di është që fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje, atë që është çështja më e dashut, ajo e njohjes së kosovës. Ata janë të mbyllur ndaj kësaj çështje dhe kjo tregon që muzika në Beograd nuk ndryshon.

Unë nuk jap leksione askujt, mua më japin leksione sepse jemi pjesë e një rajoni që nuk është pjesë e BE. Nuk do i jap leksione askujt, por do them që Serbia është pjesë e rëndësishme emozaikut të BE. Kam qenë gjithmonë avokat dhe kam thënë që nuk do e lëmë Serbinë të shkojë në drejtim të gabuar. E dimë si shkojnë gjërat, nëse do të hysh në BE duhet të realizosh gjëra në shumë aspekte. Serbia ka dëshmuar një hezitim jo vetëm me Kosovën, por edhe qëndrimi me Rusinë dhe sanksionet. Serbia duhet të jetë me një, pjesë e një fqinjësie, pjesë e plotëe BE. Serbia duhet të tregojë rezultate dhe duhet ta meritojë plotësisht këtë përkatësi, duke realizuar gjërat që janë të panegociueshme”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.