Eurojust zbulon skemën e mashtrimit me Call Center në Kosovë, shtatë persona të arrestuar

3 Nëntor 2026 | 13:33

Një rrjet ndërkombëtar i mashtrimeve me investime, i cili dyshohet se ka shkaktuar humbje prej mbi 4 milionë eurosh, është goditur në një operacion të koordinuar nga autoritetet ndërkombëtare, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Sipas njoftimit të Eurojust, gjatë fazës së fundit të operacionit janë kontrolluar 17 lokacione, janë sekuestruar më shumë se 100 serverë dhe janë arrestuar shtatë persona, për të cilët është kërkuar dorëzimi ose ekstradimi drejt Gjermanisë.

Hetimet kanë zbuluar edhe një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se u siguronte grupeve kriminale faqe interneti mashtruese, duke ofruar shërbime të paligjshme në formën e modelit të njohur si “krimi si shërbim”.

Në kuadër të hetimeve, dyshohet se klientë të kësaj kompanie në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut kanë operuar qendra të thirrjeve (Call Center), përmes të cilave realizoheshin mashtrimet me investime.

Ky zhvillim lidhet me aksionin policor të zhvilluar sot në Kosovë, ku njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë edhe lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Autoritetet kosovare kanë konfirmuar se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të plota për personat apo subjektet e përfshira në kontrollet e zhvilluara në Kosovë.

“SPAK dhe Policia e Shtetit ishin pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal të dyshuar për mashtrimin e qytetarëve në mbarë botën përmes platformave të rreme të investimeve online.

Rezultatet e operacionit të mbështetur nga Europol dhe Eurojust në disa vende të Europës: 7 persona të arrestuar, mbi 100 serverë të sekuestruar, 17 ambiente të kontrolluara në disa shtete dhe mbi 4 milionë euro dëme financiare të dyshuara.

Faza e fundit e operacionit vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve të kryera në vitet 2022 dhe 2025, në kuadër të të njëjtit hetim ndërkombëtar.

Hetimet zbuluan edhe një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e dyshuar se furnizonte grupet kriminale me platforma dhe faqe interneti mashtruese. Klientë të dyshuar të saj janë identifikuar edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Atyre u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në kriptomonedha, valuta të huaja dhe aksione. Viktimat joshnin fillimisht me fitime fiktive, ndërsa më pas ushtrohej presion psikologjik për t’i bindur të investonin gjithnjë e më shumë para.

SPAK është pjesë e dy ekipeve të përbashkëta hetimore pranë Eurojust, njëri me Gjermaninë dhe Poloninë dhe tjetri me Kosovën”, njoftoi SPAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 kalon 4 miliardë euro: Si ndahen paratë dhe kush përfiton sa?

3 miliardë e 293 milionë e 763 mijë euro është vlera e përgjithshme e buxhetit të Kosovës të planifikuar për vitin 2027, sipas tabelave të...
17:07 | 03/11/2026

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci këtë të martë po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, e cila mbledh përfaqësues të lartë...
16:24 | 03/11/2026

Pas 15 vitesh, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngre aktakuzë për të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në...
15:15 | 03/11/2026