Katër fluturime në Evropë u shënjestruan nga kërcënime të dyshuara me bombë

3 Nëntor 2026 | 13:30

Dy aeroplanë pasagjerësh janë inspektuar në Varshavë dhe një i tretë në Murcia të Spanjës, pas një serie kërcënimesh me bomba.

Mediat lokale në Bullgari thonë se një aeroplan që fluturonte nga Izraeli ka ulur gjithashtu në aeroportin e Sofjes, pasi një kërcënim për bombë u mor me email, shkruan BBC.

Një fluturim nga aeroporti Heathrow i Londrës bëri një ulje të paplanifikuar në aeroportin Modlin të Varshavës, ku u inspektua nga specialistë. Ai ishte duke udhëtuar drejt aeroportit kryesor të Varshavës, Chopin, me 181 persona në bord.

Një fluturim i dytë nga Kopenhageni për në aeroportin Chopin u përball gjithashtu me një kërcënim me bombë, raportuan mediat daneze. Ai u ul normalisht.

Ndërkohë, një aeroplan i Ryanair nga Mançesteri bëri një ulje emergjente në aeroportin e Murcias në Spanjën jugore, për shkak të një kërcënimi tjetër.

Në atë fluturim ndodheshin 121 persona në bord, përfshirë edhe ekuipazhin, sipas Francisco Lucas, delegatit të qeverisë spanjolle në rajonin e Murcias.

Incidentet e ndara ndodhën një ditë pasi një fluturim i Wizz Air nga Londra Luton bëri një ulje emergjente në Budapest, i shoqëruar nga një avion luftarak hungarez, pas një kërcënimi me bombë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri moldav, Vasile Tofan ka deklaruar këtë të martë se një aktor shtetëror dyshohet se qëndron pas një vale sulmesh kibernetike në bazat e të...
16:09 | 03/11/2026

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin ndaj komandantit të lartë të policisë

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik të Serbisë ka marrë përsipër hetimin mbi akuzat se oficerët e policisë, përfshirë komandantin e lartë të policisë Marko...
15:29 | 03/11/2026

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

Zonja e Parë, Melania Trump do të presë të enjten në takim përfaqësues nga Rusia  dhe Ukraina, njoftoi Shtëpia e Bardhë, në një iniciativë të...
14:47 | 03/11/2026