Vendi
Ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
Ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare avokati i njohur penalist Sajmir Vishaj
Ai ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës, pasi kishte pësuar një rrëzim në banesën e tij, ku kishte marrë dëmtime të rënda.
Gjendja shëndetësore e avokatit ishte paraqitur tepër e rënduar edhe gjatë ditës së djeshme, çka bëri që mjekët ta intubonin.
Në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar, por që ia kishte dalë me sukses.
Saimir Vishaj ka qenë një nga avokatët penalistë më të njohur në Shqipëri, ish-kreu i Dhomës së Avokaktëve Penalistë, pedagog dhe figurë publike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




