Avokati Saimir Vishaj është ndarë nga jeta, pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Vishaj ishte transportuar me urgjencë në spital, pas dyshimeve se kishte rënë nga shkallët. Gjendja e tij ishte raportuar kritike dhe mjekët e kishin intubuar.
Në gusht të vitit 2025, 60 vjeçari nga Vlora kishte treguar publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, gjatë së cilës kishte qëndruar për një periudhë në koma dhe i intubuar.




