• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kosova

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

by A. Q
03/11/2026 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e një rrjeti ndërkombëtar, bastiset një call center

Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investime online është goditur nga një operacion i koordinuar nga Gjermania, Eurojust dhe Europol, ku në shënjestër kanë qenë edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në Kosovë është bastisur një qendër thirrjesh, që dyshohet se përdorej për të bindur qytetarët të investonin shuma të mëdha parash në platforma të rreme.

Sipas njoftimit të Eurojust-it dhe Europol-it, skema dyshohet se ka shkaktuar mbi 4 milionë euro dëme, ndërsa viktimat potenciale janë identifikuar në rreth 50 shtete të botës.

Gjatë aksionit janë kontrolluar gjithsej 17 lokacione dhe janë sekuestruar më shumë se 100 serverë, së bashku me prova dhe asete të tjera. Shtatë persona janë arrestuar, me qëllim ekstradimin e tyre në Gjermani, vendi që ka udhëhequr operacionin.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Sektorit për Hetime Financiare.

Hetimet kanë zbuluar një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se furnizonte grupe kriminale me faqe interneti mashtruese për realizimin e skemave të investimeve online. Autoritetet kanë identifikuar gjithashtu klientë të dyshuar të kësaj kompanie në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët dyshohet se administronin qendra të paligjshme thirrjesh.

Sipas hetuesve, rrjeti përdorte platforma online që paraqiteshin si shërbime të ligjshme investimi dhe premtonin fitime të larta nga tregtimi i kriptomonedhave, valutave të huaja dhe aksioneve.

Viktimat fillimisht nxiteshin të investonin shuma të vogla. Në platformat e rreme u shfaqeshin më pas fitime fiktive, me qëllim që të krijonin besim dhe të bindeshin të investonin edhe më shumë para.

Personat që paraqiteshin si ndërmjetës financiarë ushtronin presion psikologjik ndaj klientëve për të rritur investimet. Kur këta të fundit kërkonin të tërhiqnin paratë, përballeshin me pengesa dhe justifikime të ndryshme, derisa mashtruesit ndërprisnin kontaktet dhe zhdukeshin me shumën e investuar.

Hetimi nisi në vitin 2022, pas ankesës së një çifti gjerman, i cili kishte investuar kursimet përmes një platforme online, por nuk kishte mundur të tërhiqte paratë dhe fitimet e pretenduara.

Pas më shumë se katër vitesh hetime dhe disa aksioneve ndërkombëtare, autoritetet arritën të identifikonin strukturën e dyshuar të rrjetit dhe personat që dyshohet se ishin të përfshirë në mashtrimet financiare.

Bashkëpunimi ndërmjet vendeve ishte një element kyç i hetimit. Në kuadër të Eurojust-it u krijuan dy ekipe të përbashkëta hetimore, njëri prej të cilëve përfshinte autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë, Europol-i dërgoi ekspertë në të dyja vendet për të ndihmuar në hetimet digjitale dhe analizimin e provave të sekuestruara.

Edhe Prokuroria Speciale e Kosovës kishte konfirmuar zhvillimin e një aksioni në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Zëdhënësja e institucionit, Arbnora Luta, deklaroi se operacioni po zhvillohej në disa lokacione, pa dhënë fillimisht detaje të tjera.

“Mund të konfirmojmë që është duke u zhvilluar një aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, kishte deklaruar Luta.

Next Post
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

November 3, 2026
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

November 3, 2026
Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

November 3, 2026
Banorët apel institucioneve: Gjanica shndërrohet në një lumë të zi nga ndotja, as era e keqe nuk durohet!

Banorët apel institucioneve: Gjanica shndërrohet në një lumë të zi nga ndotja, as era e keqe nuk durohet!

November 3, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

November 3, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Demokratët në SHBA shpresa të mëdha për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet e bëra?!

November 3, 2026
“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

November 3, 2026
Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

November 3, 2026
“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

November 3, 2026
“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In