Rama takohet me kreun e NATO-s në Bruksel, Mark Rutte vlerëson Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë detaje nga takimi, duke u shprehur se bisedat me kreun e NATO-s janë gjithmonë të veçanta. Ai e cilësoi Rutte si një njohës të Europës dhe një vëzhgues të vëmendshëm të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se gjatë takimit ka marrë vlerësime për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri dhe për angazhimin e vendit në përmbushjen e detyrimeve si anëtar i NATO-s.
Rama ka falënderuar gjithashtu Rutte për vlerësimet dhe inkurajimin ndaj Shqipërisë, duke e konsideruar takimin një mundësi për të diskutuar angazhimet e vendit në kuadër të Aleancës.
Në njoftimin e NATO-s ishte bërë e ditur se takimi do të zhvillohej pa një dalje publike për mediat.
Postimi i Edi Ramës:
“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”.
Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 kalon 4 miliardë euro: Si ndahen paratë dhe kush përfiton sa?
Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit
Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve
- 17:35 Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi
- 17:33 Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik
- 17:22 Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA
- 17:22 Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse
- 17:18 Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut
- 17:09 Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar