Rama takon Mark Rutte në Bruksel! Sekretari i NATO-s vlerëson ecurinë e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë momente nga takimi në selinë e NATO-s, ku ka vlerësuar marrëdhënien me Rutte dhe ka bërë të ditur se ka marrë vlerësime për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për përmbushjen e detyrimeve të vendit ndaj NATO-s.
Postimi i Kryeministrit Edi Rama:
📍Bruksel, Selia e NATO-s – Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s🇦🇱🤝🌐
/vizionplus.tv




