Jasir Asani ka shkëlqyer sërish me fanellën e Esteghlalit, duke u kthyer në protagonistin kryesor të skuadrës iraniane në Champions League të Azisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Shamal, në përballjen e vlefshme për raundin e katërt të kompeticionit.
Futbollisti 31-vjeçar gjeti rrugën drejt rrjetës me një goditje diagonale nga krahu i djathtë i zonës, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme ekipit të tij. Paraqitja e shkëlqyer i dha Asanit edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Ky sukses e ngjit Esteghlalin në kuotën e 9 pikëve pas katër takimeve të zhvilluara në AFC Champions League, duke e mbajtur skuadrën në garë për objektivat e saj në këtë kompeticion.
Asani po kalon një moment fantastik, teksa me 7 gola dhe 2 asistime është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës iraniane. Kontributi i tij në repartin ofensiv ka qenë vendimtar, ndërsa goli i fundit konfirmon edhe një herë formën e shkëlqyer të sulmuesit kuqezi.
© SYRI.net
Atletico Madrid-Bayern, formacionet zyrtare: Olise dhe Karl pas Kane, Lookman në stol
Trajneri Armir Grima, pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B
Juventusi siguron 250 milionë euro, rreth 100 milionë priten për përforcimeBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: