Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë
Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë. Paraprakisht dyshohet se ai është sulmuar dhe kafshuar nga një ari, bazuar në atë që kanë deklaruar familjarët e tij kur kanë telefonuar spitalin për të kërkuar ndihmë mjekësore për të.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Plagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës, transportohet drejt Traumës
“Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje”, fermerët e Maliqit kërkojnë treg për prodhimet
Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve
- 21:35 Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?
- 21:26 Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?
- 21:25 Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet
- 21:04 Berisha takim me strukturat e Tiranës: Nuk tërhiqemi nga protesta, shpërthimi rinor të mos shkojë dëm
- 21:02 Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA
- 21:02 U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it! Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën, kapiteni grumbullohet sërish me “Helvetët”