Takimi i Gogut me Veliaj në burgun e Fierit, Lapaj: Ligji lejon që ministri të shkojë pa autorizim
Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për takimin në burgun e Fierit mes ministrit Toni Gogu dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Lapaj tha se, sipas ligjit shqiptar, ministri ka të drejtë të hyjë në burg pa autorizim. Megjithatë, sipas tij, vizita e Gogut në burgun e Fierit ka pasur si qëllim përcjelljen e një mesazhi për Veliajn nga ana e kryeministrit Rama.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Ju si mendoni, po persekutohet Veliaj apo po e krijon si narrativë që të shpëtojë në Strasburg?
Lapaj: Thelbi i të gjithës nuk është vendi ku e kryen paraburgimin kryetari i Bashkisë. Ju thatë se për lloje të njëjta dënimi, trajtimi i qytetarëve duhet të jetë i njëjtë. Ngrihet argumenti i vendit të punës, familjes. Më afër për zotin Veliaj është ai i Tiranës dhe jo i Durrësit. Por i Tiranës është në gjendje të keqe. Pra, shohim që edhe në burg këta bëjnë korrupsion. Unë i dëgjova të nderuarit aty, por, po t’i referohemi ligjit 81/2020, ai përcakton qartë mënyrën se si procedohet. Ministri i Drejtësisë është një subjekt që lejohet të shkojë pa autorizim në paraburgim, por rregullorja e brendshme e burgjeve nuk përcakton një orar të përcaktuar qartë. Ajo që është e papranueshme është qasja që ai mban. Ai thotë: “Kam shkuar për inspektim”. Nëse do të kishte shkuar për inspektim, nuk duhet të kishte shkuar me duar në xhepa?
Hoxha: Deri në çfarë ore lejohet takimi në burg? Gogu nuk ka qenë për hall të vet aty.
Lapaj: Unë jam avokat dhe kam për detyrë të them të vërtetën. Interpretimi mund të bëhet si të doni, por ligji është ky. Tani vijmë te aspekti politik. Veliaj po korr atë që ka mbjellë. Në 13 vite, Veliaj është autor i këtij sistemi dhe rregulli i bandave është eliminimi.




