• Kontakt
Wednesday, November 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar!

22:55 : 03/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kompania shtetërore naftënxjerrëse, Albpetrol, është kujtuar “pas pilafit” të reagojë për skandalin e kompanisë koncesionare “Bankers”, e cila dyshohet se ka xhiruar në mënyrë fiktive qindra miliona euro, të gjitha nën “hundën” e firmës shtetërore.

Një vit më parë u zhvillua një aksion nga Prokuroria e Fierit, ku në pranga ranë disa drejtorë dhe ish drejtorë të firmës private, ndërkohë që çuditërisht nuk u prek Albpetrol, ajo e cila duhet të monitorojë dhe të ketë kontakte të vazhdueshme me koncesionarin.

I gjithë aksioni u zhbë për disa muaj, teksa me masë sigurie janë shumë pak persona, ndërkohë që puna po vijon në fushën naftëmbajtëse Patos – Marinzë, ku çdo muaj xhirohen sërish dhjetëra miliona euro. Dhe, në gjithë këtë situatë, vetë Albpetrol vendos që të bllokojë aksionet e “Bankers”, duke u kujtuar se u ka detyrime edhe atyre.

Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të
Faksimile: Vendimi i një përmbaruesi privat, për llogari të Albpetrol, për të bllokuar aksionet e firmës “Bankers”

Disa ditë më parë, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një vendim i përmbaruesit privat Ermir Godaj, për të bllokuar aksionet e firmës koncesionare “Bankers”. Në vendim, sipas Vox News, shkruhet se bllokimi erdhi bazuar në urdhrat e ekzekutimit të datave 18 shtator 2025, 25 korrik 2025 dhe të datës 2 shtator 2025, të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Lexo edhe:

Hetimi nisi për Leonidha Çobon/ Sekuestrohet për borxhe kompania “e punëve të errëta” të Bankers-it

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët: 60 mln euro naftë shkojnë për rroga e tendera

“Më datë 4 dhjetor 2025 janë depozituar pranë përmbaruesit gjyqësor privat Ermir Godaj kerkesat e kreditorit shoqërise ‘Albpetrol’ sh.a., së bashku me urdhrin e ekzekutimit, të lëshuar për titujt ekzekutiv, faturat tatimore me numër 1972 të vitit 2023, datë 5 maj 2023”, thuhet në këtë dokument.

Më tej shkruhet se, kemi edhe faturën me numër 3041 të vitit 2023, datë 26 korrik 2023 dhe të faturës 3039 të datës 26 korrik 2023, të lëshuara nga Shoqëria ‘Albpetrol’ sh.a, kundrejt shoqërisë “Bankers”. Dokumenti nuk ka vlera të detyrimit që koncesionari i ka firmës shtetërore, ndërsa shumë e dyshimtë mbetet fakti se përse janë lënë për një kohë të gjatë këto fatura në sirtarin e Albpetrol.

Në dokument shkruhet vetëm “pagim shume”, por pa dhënë detaje të tjera. Nëse janë të vitit 2023, përse po ekzekutohen tani? Kush mban përgjegjësi për këtë dëm të madh ndaj shtetit shqiptar? A mos vallë që, krahas punonjësve të firmës private, të hetohen edhe zyrtarët shtetërorë?

Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të
Faksimile: Vendimi për bllokimin e aksioneve të firmës koncesionare “Bankers”

Në të njëjtin dokument, përmbaruesi shkruan se “në kushtet kur ekzekutimi i titujve ekzekutiv me vendimin e përmbaruesit gjyqësor ka kaluar në ekzekutim të detyrueshëm dhe për ekzekutimin e tij duhet të kryhet bllokimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe kredi tek të tretë në pronësi të debitorit”.

Në fund, përmbaruesi urdhëron Qendrën Kombëtare të Biznesit, të vendosë masën e sekuestros konservative mbi pasurinë e debitorit. “Të vendosë sekuestro konservative mbi kapitalin që zotëron debitori, shoqëria ‘Bankers’, në mënyrë që të mos kryhet asnjë veprim tjetërsimi apo disponimi” thuhet në dokument.

Vendimi vjen pas hetimeve të Prokurorisë së Fierit, të muajit korrik 2025, ku u lëshuan 14 masa sigurie për punonjësit. Nga hetimi ka rezultuar se “Bankers” nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet./ Voxnews

Etiketa: AlbpetrolBankers

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hetimi nisi për Leonidha Çobon/ Sekuestrohet për borxhe kompania “e punëve të errëta” të Bankers-it

18:24 : 01/11/2026
AKTUALITET

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët: 60 mln euro naftë shkojnë për rroga e tendera

18:51 : 21/10/2026
AKTUALITET

Kromi i Bulqizës/ Koncesionari emëron administrator të tretë, a po kopjohet skema “Bankers”?!

16:25 : 05/10/2026
AKTUALITET

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

17:03 : 30/09/2026
AKTUALITET

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

18:38 : 21/08/2026
AKTUALITET

Humbje 485 mln lekë në 3 muaj/ Albpetrol, Albgaz dhe Hekurudha Shqiptare thellojnë krizën financiare

12:11 : 04/08/2026
Para

Si do të votojnë shqiptarët në SHBA? Sula: Nuk ndaj të njëjtin parashikim për këtë proces

TË GJITHA

Kosovë/ Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

16:20 : 04/11/2026

Raporti i KE: Është dobësuar roli i Kuvendit në procesin ligjvënës

16:16 : 04/11/2026

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, raportohet një viktimë, 8 persona përfundojnë në spital

16:13 : 04/11/2026

Tiranë/ Arrestohen dy persona për shitje droge, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

15:54 : 04/11/2026

Humbja e Trump, “fitorja e Zvërnecit” dhe justifikimi i Ramës

15:49 : 04/11/2026

Raporti i BE-së: Kosova ngec në reformat kyç për integrim

15:41 : 04/11/2026

Bulqizë/ Zbardhet krimi brenda familjes, Urim Fiku dyshohet se u vra nga bashkëshortja dhe djali

15:38 : 04/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com