Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën nuk janë befasuese, pasi vendi gjatë periudhës që mbulon raporti nuk ka shënuar përparim të dukshëm në reformat e kërkuara.
Palokaj ka vlerësuar se, ndonëse nuk ka kthim prapa, Kosova nuk ka arritur progresin e duhur në shumë fusha, ndërsa në disa të tjera është shënuar vetëm progres i limituar.
Ai ka thënë se raporti, i cili përmban rreth 100 faqe, duhet të lexohet në tërësi për të nxjerrë një vlerësim të saktë, por se krahasimi me raportet e viteve të kaluara dhe me ato të vendeve të tjera jep një pasqyrë të përgjithshme për gjendjen në Kosovë.
“Nuk është asgjë befasuese për Kosovën dhe askënd tjetër që Raporti i Progresit konstaton se, në mungesë të institucioneve funksionale në Kosovë, periudha që mbulon ky raport nuk ka shënuar shumë progres. Nuk ka kthim prapa, por pak a shumë është gjendje reale e mungesës së progresit të duhur. Aty-këtu ka progres të limituar, por nuk është notë e mirë”, ka thënë Palokaj në “Konfront” të KTV-së.
VIDEO:
Sipas tij, raporti nuk e paraqet Kosovën si problem serioz, në dallim nga Gjeorgjia dhe Serbia, por evidenton një sërë çështjesh që është dashur të adresoheshin përmes reformave.
Edhe
Në sytë e BE-së, Kosova humbi një tjetër vit
Palokaj ka theksuar se mungesa e një qeverie funksionale dhe e një Kuvendi që do të mundësonte miratimin e ligjeve ka penguar zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Ai ka rikujtuar se Raporti i Progresit zakonisht e vlerëson përparimin e një vendi duke krahasuar të arriturat me rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte dhënë në raportin paraprak.
Konfront/Raporti i Progresit për Kosovën - Progres i limituar
-
Nikaj: Po të ishim vetë në BE, s’do ta pranonim Kosovën në këtë situatë
-
Çfarë thotë Raporti i Progresit për Kosovën? – Sonte në “Konfront”
- Dallimi mes Shqipërisë dhe Serbisë është si dita me natën
-
Raporti i Progresit: Pak progres dhe ngecje në shumë fusha – urgjentisht kërkohet përmirësim në investime publike