Në Kinë vijojnë garat e Kampionatit Botëror për të rritur në peshëngritje, turne ku përfaqësohet edhe vendi ynë. Në pedanë është ngjitur shtangistja Enkileda Carja, e cila garoi në peshën 69kg.
Ajo mori pjesë në Baterinë C dhe në përfundim të garimit të të gjitha baterive, u klasifikua në vendin e 20-të në dygarësh. Në stilin e shkëputjes, Carja i realizoi me sukses të trija provat.
Ajo ngriti fillimisht 98kg e më pas 100 e 102kg, duke u renditur në vendin e 19-të. Në stilin e shtytjes, ajo realizoi vetëm provën e tretë me 121kg, ndërkohë që dy herë dështoi të ngrejë 120kg.
Në këtë stil, Carja u rendit në vendin e 28-të. Kështu, me 223kg në total, shtangistja e re kuqezi u klasifikua e 20-ta mes 48 konkurrenteve, duke bërë një paraqitje pozitive dhe tregoi formë të mirë sportive.







