Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnatës në afërsi të zonës së “Mileniumit, Lezhë.

Sipas policisë lënda plasëse dyshohet i është vendosur një automjeti tip Bemz, në pronësi të Aleksandër Ndoci.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor po heton rrethanat dhe për të identifikuar autorin/rët.

Sipas informacioneve 32-vjeçari ka qenë arrestuar për përndjekje të një vajze. Po ashtu i riu ka thyer arrestin shtëpiak dhe ka kundërshtuar policinë.

Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njoftoi sot policia.