Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një automjet tip “Benz”.
Sipas informacionit paraprak, automjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. N.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.













