Vendi
Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Lezhë
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:50 të mëngjesit në qytetin e Lezhës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në një ambient parkimi (garazh), pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”.
Automjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. N.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe vënë në pranga autorin ose autorët e dyshuar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




