E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SAR-2026, stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, qytetarët njoftohen për lëvizjen e mjeteve të emergjencës

Sot, më 4 nëntor 2026, nga ora 10:30 deri në 12:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, do të zhvillohet stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”.

Stërvitja organizohet nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave në rastet e aksidenteve ajrore.

Në këtë aktivitet do të angazhohen Forcat e Armatosura, TIA, Policia e Shtetit, ALBCONTROL, AKISA, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.

Skenari i stërvitjes parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit. Përmes këtij simulimi synohet testimi i procedurave të reagimit, koordinimit ndërinstitucional dhe kapaciteteve të ekipeve të kërkim-shpëtimit për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Reklamë

Gjatë zhvillimit të aktivitetit, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë emergjencë reale.

Aktiviteti synon rritjen e gatishmërisë operacionale, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe përmirësimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e situatave të emergjencës në aviacionin civil.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.