Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar detaje të reja që kanë orientuar hetimet drejt dyshimit për vrasje. Pas ekzaminimit të kryer në Tiranë, në trupin e viktimës dyshohet se është konstatuar një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit, me një predhë plumbi në pjesën e gjoksit.

Fillimisht, dyshimet ishin se 53-vjeçari Urim Fiku, mund të ishte sulmuar nga kafshë të egra. Megjithatë, konstatimi i plagës së dyshuar nga arma e zjarrit ka hapur një pistë të re hetimi për rrethanat e vdekjes së tij. Prokuroria dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një ngjarje kriminale.

2fddac2a 4403 4ead 8ccb 8e08c2f04518

Bulqizë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë, ku shtetasi U. F., 61 vjeç, dyshohej se kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), bëjmë me dije se:

Nga hetimet e kryera deri në këto momente nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se 61-vjeçari perveç dëmtimeve të dyshuara se janë të shkaktuara nga kafsha e egër, është konstatuar një plagë e shkaktuar me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb