Sot në orën 17:45 është planifikuar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorit Dirk Schuebel, i cili drejton Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në këtë takim, Kurti do të marrë nga Schuebel Raportin e Kosovës për vitin 2026, të përgatitur nga Komisioni Evropian. Pas bisedimeve, të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Të lidhura
None found
Dokumenti i këtij viti pritet të paraqesë situatën në Kosovë dhe ecurinë e saj drejt integrimit evropian.
Drafti i raportit, i bërë publik paraprakisht, si edhe vlerësimet e njohësve të integrimeve evropiane, tregojnë se nuk pritet të jetë evidentuar përparim i dukshëm i Kosovës në shumicën e fushave që vlerëson BE-ja.








